Parashikimi i motit 27 Dhjetor 2024/ Ulje e ndjeshme e temperaturave, ngrica të theksuara në zonat malore

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat malore Lindore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në skajin Verilindor dhe Juglindor, të gjenerojnë reshje të pakta dëbore.

Ndërkohë, do të vijojnë ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.


Shtuar 27.12.2024 07:25