Parashikimi i motit 26 Prill 2024, kthjellime dhe vranësira

Moti në vendin tonë, do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellime dhe vranësira të lehta do të jenë dominante gjatë gjithë paradites.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Gjatë natës, pritet përmirësim i theksuar i kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët në Pukë, deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Tiranë dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Jugor, duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.


Shtuar 26.04.2024 07:36