Parashikimi i motit 26 Nëntor 2025, reshje shiu dhe shtrëngata

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduara, si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit, në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Gjatë ditës hera-herës në zonën e Veriperëndimit e Jugperëndimit do kemi reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në orët e mesditës dhe pasdites në Jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në Veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut.


Shtuar 26.11.2025 07:25