Parashikimi i motit 26 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira, temperatura deri në 29 gradë Celsius

Ditën e sotme në vendi ynë, do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të theksuara do të ketë në mëngjes në zonat jug-perëndimore.

Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ku do të ketë shira të dobët dhe të izoluar reshjet e shiut do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor, duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 26.05.2025 07:56