Parashikimi i motit 26 Gusht 2024, temperaturat arrijnë deri në 38 gradë

Vendi ynë, deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore gjatë orëve të para të ditës.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Pritet që gjatë orëve të pasdites, vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në zonat juglindore, duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë të jetë nën ndikimin mot të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 26.08.2024 07:31