Parashikimi i motit 25 Tetor 2024, temperatura deri në 26 gradë

Këtë të premte vendi ynë, parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë.

Orët e pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Pukës, deri në 26°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.


Shtuar 25.10.2024 07:31