Parashikimi i motit 24 Prill 2024, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

Moti në vendin tonë, si pasojë e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik, përkatësisht njëra në Mesdhe dhe tjetra në veri të Ballkanit, do të vijojë nën ndikim të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat qendrore, ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e pasdites, të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve, duke i zhvendosur ato drejt zonave Lindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C, deri në 19°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.


Shtuar 24.04.2024 07:33