Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e pasdites, pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në Veriperëndim-Perëndim me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim nga Juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s
Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë.
