Parashikimi i motit 23 Dhjetor 2024/ Vranësira të dendura dhe reshje shiu

Ditën e sotme në vendin tonë, vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, ku më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente, por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në Qytetin e Peshkopisë, deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 23.12.2024 07:46