Parashikimi i motit 23 Dhjetor 2023, kthjellime dhe vranësira shpeshta

Që në orët e para të mëngjesit, moti në vendin  tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior të vendit duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së atmosferike në të gjithë Shqipërinë, duke ri-kthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 1°C më e ulëta deri në 17°C më e larta në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 40 në det të hapur me drejtim, verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 23.12.2023 07:19