Ditën e sotme në vendin tonë, orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në shtrirjen lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave.
Por pas mesditës, pritet që vranësirat ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.