Parashikimi i motit 22 Janar 2025/ Reshje shiu dhe dëbore

Ditën e sotme vendi ynë, në orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, ku në zonat Veriore-Veriperëndimore do të jenë më të dendura, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë ultësirën perëndimore, si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 17°C vlera maksimale, e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriprëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 22.01.2025 07:31