Parashikimi i motit 22 Dhjetor 2024, ulje e ndjeshme e temperaturave

Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit, duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira disi më të shpeshta, por nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim, të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore, deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 22.12.2024 07:37