Parashikimi i motit 21 Tetor 2025, alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s.

Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon pritet i forcës 2-3 ballë.


Shtuar 21.10.2025 07:17