Parashikimi i motit 21 Qershor 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Parashikohet që mbrëmja dhe nata, të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie  të lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 34°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 21.06.2025 07:24