Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut, parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.
Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Veriperëndim dhe Jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.
Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe, reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kudrati i Jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 20m/s
Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.
