Parashikimi i motit 20 Nëntor 2024, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë,  do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, bën të ditur  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me vranësira e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në zonën veriperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.

Nga orët e pasdites deri në mbrëmje në zonën e veriperëndimore, pjesërisht në qendër e pjesërisht në jug reshjet pritet të jenë të rrëmbyeshëm me intensitet mesatar e të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë era fiton shpejtësi 12-15m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/16

Kukës 3/15

Lezhë 6/19

Dibër 2/15

Durrës 11/21

Tiranë 11/20

Elbasan 9/18

Berat 7/21

Vlorë 9/22

Korcë 1/16

Gjirokastër 8/18

Sarandë 12/19


Shtuar 20.11.2024 07:24