Parashikimi i motit 20 Dhjetor 2023, kthjellime dhe vranësira

Moti në vendin tonë do të mbetet i qëndrueshëm, ku orët e paradites do të dominohen nga mot i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.

Parashikohet që moti të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C më e ulëta në zonat malore, deri në 17°C më e larta në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.


Shtuar 20.12.2023 07:17