Parashikimi i motit 2 Prill 2024, temperatura deri në 25 gradë

Moti në vendin tonë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit, ku herë pas-here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku sërish mbeten të rrezikuara nga shirat zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm temperaturat në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C min dhe deri në 25°C max në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.


Shtuar 2.04.2024 07:53