Parashikimi i motit 2 Maj 2025, kthjellime dhe temperatura të larta

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperaturave të larta, ku vlera më të larta do të shënohen në zonat Qëndrore dhe Jugore të vendit.

Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verlindor – Juglindor, duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet, Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.


Shtuar 2.05.2025 07:34