Këtë të mërkurë në vendin tonë, një masë e ftohtë siberiane do të depërtojë duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta.
Për pasojë bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, ndërsa kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat Lindore të Shqipërisë, duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.
Të lidhura
None found
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Kuçovë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.
