Parashikimi i motit 19 Mars 2024, reshje shiu në gjithë vendin

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit, do të mbizotërohet nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në Veriperëndim të territorit.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të vijonë në të gjithë venind ku më të theksuar do të jenë nëz onat Lindore dhe Juglindore, gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në tëg jithë vendin.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 4°C në zonat malore, ndërsa ulen ndjeshëm maksimalet duke regjistruar vlerën 19°C në Jugperëndimi të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h ngad rejtimi kryesisht verior, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 3-4 ballë.


Shtuar 19.03.2024 07:36