Parashikimi i motit 19 Maj 2024, kthjellime dhe vranësira

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare gjatë paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat Lindore, si edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë si në orët e mëngjesit, por rriten në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.


Shtuar 19.05.2024 07:43