Parashikimi i motit 19 Korrik 2024, vijon i nxehti përvëlues, sa pritet të shkojnë temperaturat

Vendi ynë, vijon nën mbizotërimin e motit të nxehtë edhe gjatë ditës së sotme,, ku temperatura të larta priten në zonat jugore të vendit.

Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në zonat përgjatë shtrirjes Lindore, duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera më e ulët deri në 42°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 19.07.2024 07:21