Parashikimi i motit 18 Maj 2025, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet depërtim i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore, duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Orët e paradites do të sjellin vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale, duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 27°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë, deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 18.05.2025 07:48