Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit, do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here, do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu, ku më të dukshme do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në te gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë minimalet do të ulën deri në 6°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 22°C .
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.