Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit, do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër, do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Parashikohet që orët e pasdites, të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qëndrore, duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por pa reshje.
Gjatë natës do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike, në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.