Parashikimi i motit 15 Janar 2024, vranësira dhe reshje shiu

Pjesa e parë të ditës, në vendin tonë, do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët.

Pas mesditës, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore, si edhe reshje dëbore në zonat malore.

Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike, do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta deri në 15°C më e larta në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 55 km/h me drejtim, kryesisht nga Jugu duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.


Shtuar 15.01.2024 07:30