Parashikimi i motit 14 Shtator 2025, si priten të variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë deri në mesditë, pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në ultësirën Perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.


Shtuar 14.09.2025 07:29