Parashikimi i motit 14 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë me mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët, e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 33°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.


Shtuar 14.06.2025 07:30