Parashikimi i motit 14 Prill 2025, reshje shiu dhe vranësira

Ditën e sotme në vendin tonë,do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit, ku në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte atmosferike, do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 35 – 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.


Shtuar 14.04.2025 07:41