Parashikimi i motit 13 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Këtë të premte vendi ynë, në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet që të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin.

Por gjatë orëve të pasdites pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave në gjysmën Lindore të Shqipërisë, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Jug-lindore, duke gjeneruar rrebeshe afatshkurta shiu të karakterit lokal.

Ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e mirë e zonës së ulët, do të mbeten nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell edhe përgjatë pjesë së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët, deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.


Shtuar 13.06.2025 07:22