Parashikimi i motit 13 Mars 2024, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Moti në territorin shqiptar, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, duke rrezikuar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore, në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në Ersekë, deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 13.03.2024 07:40