Ditën e sotme në vendin tonë, si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat Qëndrore dhe Lindore.
Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.