Parashikimi i motit 13 Gusht 2024, temperaturat e larta mbërthejnë vendin

Pritet devijim i valëve të nxehtit afrikan, duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në territorin shqiptar.

Megjithatë, orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu në skajin Verior të vendit.

Temperaturat e ajrit do të do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 39°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 13.08.2024 07:27