Parashikimi i motit 12 Shkurt 2025, vranësira dhe rrebeshe shiu

Ktë të mërkurë vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit.

Gjithashtu, kemi rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër e cila herë pas here, do të krijojë mundësi për reshje shiu në ultësirën Perëndimore, ku në zona të izoluara do të ketë edhe rrebeshe të përkohshme, ndërsa në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -4°C vlera më e ulët, deri në 15°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e mesatare deri e fortë në det, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 3 ballë.


Shtuar 12.02.2025 07:41