Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti pjesërisht në zonat e ulëta, si edhe në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të sjellë përmirësim të theksuara të kushteve atmosferike edhe në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale, duke u luhatur nga 9°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Korcës, deri në 35°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.