Parashikimi i motit 12 Maj 2024, kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat

Vendi ynë, parashikohet të jëtë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 24 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.


Shtuar 12.05.2024 07:42