Parashikimi i motit 11 Shkurt 2025/ Vranësira në të gjithë territorin, si priten të jenë temperaturat

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime, përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor ku priten vranësira të dendura.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Shtuar 11.02.2025 07:23