Këtë të mërkurë vendi ynë, vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.
Ndërsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat Verilindore–Juglindore, duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale, e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, e për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.