Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta, deri mesatare kalimtare në në orët e mesditës dhe pasdites.
Mjegulli do të kemi në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Gjithashtu, prezenca e grimcave të pluhurit afrikan në ajër.
Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.