Ditën e sotme në vendin tonë, moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore.
Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta, të jenë dominante gjatë gjithë paradites.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.