Parashikimi i motit 11 Maj 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash

Ditën e sotme, sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, gjatë orëve të mesditës e pasdite më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.


Shtuar 11.05.2025 07:20