Parashikimi i motit 10 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dobësojnë dukshëm vranësirat, duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave Lindore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 10.05.2025 07:30