Parashikimi i motit 10 Maj 2024, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat duke filluar nga orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu.

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht breshër kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 22°C

në zonat e ulëta 8 deri 26°C

në zonat bregdetare 11 deri 25°C


Shtuar 10.05.2024 07:23