Parashikimi i motit 10 Korrik 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të freskët gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore, duke sjellë momente me pika shiu në skajin Verilindor.

Të njëjtat kushte atmosferike, do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 32°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësine maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.


Shtuar 10.07.2025 07:41