Këtë të shtunë në vendin tonë, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës, do të mbetet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet, duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.