Parashikimi i motit 1 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 31 gradë

Ditën e sotme në vendi ynë, si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi rajonin e Ballkanit, do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant.

Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të sjellin një tjetër rritje të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në zonat malore deri në 31°C vlera më e lartë, e cila pritet në zonat Qëndrore dhe Jugore.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.


Shtuar 1.06.2025 07:33