Parashikimi i motit 1 Gusht 2024/ Kthjellime dhe vranësira, si priten të jenë temperaturat

Moti në vendin tonë deri në orët e mesditës, pothujase i gjithë territori Shqiptar parashikohet të jetë me

intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës, i bënëmë të dukshme vranësirat në zonat malore, gjithashtu vranësirat do të shfaqen përkohësisht edhe në ultësirën perëndimore.

Orët e mbrëmjes dhe natës vonë, largojë vranësirat nga një pjesë e mirë e vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 11°C

vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësine 30 km/h nga drejtimi Perëndimor,

për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë


Shtuar 1.08.2024 07:30