Parashikimi i motit 1 Dhjetor 2024/ Reshje shiu dhe dëbore, temperatura tipike dimërore

Ditën e sotme vendi ynë, nën ndikimin e masave ajore me origjinë verilindore, duke sjellë reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta, si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin largim gradual të reshjeve nga i gjithë territori shqiptar por temperaturat do të jenë tipike dimri.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera më e lartë, e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 ballë.


Shtuar 1.12.2024 07:29